“Vlerat më të mira sportive meritojnë të promovohen”, presidenti Meta dekoron dy-ish kampionët e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 13:00

“Vlerat më të mira sportive meritojnë të promovohen”, presidenti Meta dekoron dy-ish kampionët e Partizanit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekoroi dje me titullin “Mjeshtër i Madh” dy ish-basketbollistët e Partizanit dhe Shqipërisë Artan Terihatin dhe Pjerin Bushatin.
143344291_3714348215278091_3145370661304006749_o
Kreu i Shteti vlerësoi dhe trajnerët e shquar të basketbollit Qemal Shalsin, Nijazi Lleshin, Muhamet Përmetin dhe Astrit Grevën.

Deklarata e presidentit Meta

Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, dy basketbollistë të spikatur të skuadrës së madhe të basketbollit ‘Partizani’ dhe të Ekipit Kombëtar, Artan Terihati dhe Pjerin Bushati, karriera e shkëlqyer dhe rezultatet e larta të të cilëve na kanë bërë krenar të gjithëve.

Mirënjohje përgjithmonë mësuesve të tyre të mrekullueshëm, Qemal Shalsi, Njazi Lleshi, Muhamet Përmeti dhe padyshim trajnerit të sukseseve të mëdha të “Partizanit”, Astrit Greva.

Vlerat më të mira sportive meritojnë të promovohen, si shembuj frymëzimi dhe edukimi për brezat e rinj të basketbollistëve tanë, të cilët duhet ta ngrenë këtë sport në nivelet më të larta, ku ka qenë në të kaluarën.

metaaa

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"