Vlera/ Ja sa milionë euro më pak kushtojnë këtë sezon “galaktikët” e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 22:53

Vlera/ Ja sa milionë euro më pak kushtojnë këtë sezon “galaktikët” e Realit

Reali i Madridit vlen më pak sesa sezonin e kaluar. Sipas portalit të specializuar “Transfermarkt”, klubi i drejtuar nga Zinedin Zidan ka zbritur nga 1.1 miliardë euro në 877 miliardë duke konfirmuar një rënie prej 313 milionë eurosh, ose 26%.

realmadrid-entrenamiento8

Në vlerësimin e përgjithshëm “fajtorët” e kësaj rënieje janë largimi i Bejlit, i cili vlerësohej 60 milionë euro vitin e kaluar, por edhe rënia e vlerave të Hazardit apo Luka Joviçit. Belgu vjet ishte 120 milionë euro, ndërsa tani kushton “vetëm” 80 milionë. Edhe Luka Joviç ka pësuar rënie nga 60 në 32 milionë euro. Barcelona, pavarësisht se nuk fiton asgjë, ka humbur vetëm 161 milionë euro në vlerësimet e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"