Vlera e kartonit/ Kumbulla merr komandën, Gjimshiti me rritje rekord. Ja renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 0:26

Vlera e kartonit/ Kumbulla merr komandën, Gjimshiti me rritje rekord. Ja renditja

Paraqitja e kuqezinjve ka bërë që shumë prej tyre të jenë më të kërkuarit në merkaton europiane. Të tjerë, edhe pse në huazim, kanë fituar vlera të rëndësishme të kartonit. Fatmirësisht, ka edhe lojtarë të Kombëtares që po vijojnë të kenë një rritje të qëndrueshme të performancës së tyre, në Serinë A apo edhe në nivel europian.

GJIMSHITIII

Berat Gjimshiti është lojtari me rritjen rekord në “transfermarkt”. Me 3 milionë euro të shtuara, mbrojtësi i Atalantës ka arritur vlerën prej 18 milionë eurosh të kartonit.

Në një renditje të kuqezinjve që kanë pësuar rritje, Marash Kumbulla kryeson me vlerën prej 27 milionë eurosh, duke përfituar 2 milionë më tepër në përditësimin e fundit. Armando Broja, me paraqitjen e bërë te Viteshe në formë huazimi nga Çelsi, ka arritur të shtojë kartonin e tij me 1.2 milionë euro, duke arritur shifrën 2.2.

Forma fantastike në Hungari dhe paraqitjet e jashtëzakonshme në Champions kulmuar me gol kundër Juves, kanë bërë që Myrto Uzuni të ketë një vlerë të kartonit prej 1.8 milionë eurosh, nga vetëm 800 mijë kur ishte në kroaci.

Renditja

Rritje rekord ka pësuar edhe Albi Doka, që tashmë ka arritur një milion eurot. Kallaku, Vrioni, Memolla Ismajlgeci janë të tjerë kuqezinj që janë rritur sa u takon vlerës së tyre të kartonit sipas “transfermarkt”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"