Vlen 50 milionë euro, futbollisti i Bajernit fut në “luftë” Sitin me Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 23:58

Vlen 50 milionë euro, futbollisti i Bajernit fut në “luftë” Sitin me Liverpulin

Tiago Alkantara është gjithmonëdhe më shumë larg Bajernit të Mynihut. Mesfushori spanjoll pret vetëm përfundimin e Champions-it për të lënë Mynihun. Karl Hainc Rumenige pranoi se lojtari i ka kërkuar klubit largimin nga Gjermania. Kampionët e Bundesligës e vlerësojnë lojtarin diku te 40-50 milionë euro.

Alkantara

Të interesuar për të janë dy skuadrat e njohura nga Premier Liga, Liverpuli dhe Mançester Siti. Kampionët e Anglisë kanë kohë që e ndjekin lojtarin pasi ai pëlqehet shumë nga Jyrgen Klop. Ky i fundit kërkon një fantazist në mesin e fushës për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, vetëm dje, mediat gjermane shkruanin se në garë për të marrë lojtarin është edhe Siti.

Trajneri Pep Guardiola e njeh shumë mirë lojtarin nga koha kur stërviste Barcelonën dhe Bajernin e Mynihut. Ishte pikërisht trajneri spanjoll ai që solli në Mynih Tiagon. Tani duket se ai kërkon ta ketë edhe në Angli te Siti. Pas largimit të David Silvës, Pep kërkon një tjetër benjamin të tij dhe Tiago shihet si ideali për të zënë vend në mesin e fushës së nënkampionëve të Anglisë. Gjithsesi, klubet priten të bëjnë ofertat e tyre në drejtim të Bajernit gjatë javës që vjen. E sigurt është që spanjolli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"