Vlahoviç zhbllokon merkaton e Barcelonës, Çavi gati të bëjë lëvizjen për sulmuesin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 13:18


Vlahoviç zhbllokon merkaton e Barcelonës, Çavi gati të bëjë lëvizjen për sulmuesin e Juves

Transferimi i mundshëm i Vlahoviç te Juventus nuk është një lajm i mirë vetëm për “zonjën e vjetër”, por edhe për Barcelonën, që tani mund të lëvizin të qetë për sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata.

morata

“El Mundo Deportivo” tani e cilëson çështjen “Morata” të mundur sërish për Çavin. Spanjolli po kërkohej me ngulm të transferohej në Katalunja, por Juventusi nuk e pranoi.

Alegri do ta linte të lirë Moratën vetëm nëse do të gjente një sulmues tjetër që ta zëvendësonte. Me talentin më të përfolur në Seria A, që pritet të negociojë me Juventusin, Morata tani mund të largohet pa ndonjë pengesë për në Barcelonë.

PANORAMASPORT.AL