Vlahoviç-Juventus në detaje, fiksohet data e zbarkimit në Torino dhe e debutimit me fanellën e “Zonjës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 14:25

Vlahoviç-Juventus në detaje, fiksohet data e zbarkimit në Torino dhe e debutimit me fanellën e “Zonjës”

Dushan Vlahoviç do të jetë blerja e madhe e Juventusit të Masimiliano Alegrit në këtë sesion të merkatos së janarit.

VLAHOVIC

Akordi është fare pranë dhe mesa duket janë fiksuar dhe data e zbarkimit në Torino, të vizitave mjekësore dhe të debutimit të tij me fanellën bardhezi.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, serbi do të zbarkojë të shtunën në qytetin torinez për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratën e tij faraonike ku do të përfitojë plot 7 milionë euro për t’i dhënë fund pagës së tij prej 800.000 eurosh ku merrte te Fiorentina.

Kjo pagë që i ofron “Zonja e Vjetër” është më e lartë se e Paulo Dibalas dhe e Alvaro Moratës.

Objektivi i Alegrit është që ta ketë në 11-en startuese ndaj Veronës, e programuar për tu zhvilluar më 6 shkurt në stadiumin “Allianz” në orën 20:45.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"