Vlahoviç gjen viktimën e preferuar, ja statistikat e përballjeve mes Salernitanës dhe Juventusit
– Salernitana ka fituar vetëm një prej 7 sfidave kundër Juventusit në Serinë A (2 barazime dhe 4 humbje): 1-0 në “Areki”, më 2 maj 1999, falë golit të Marko di Vaios.
– Pas barazimit 2-2 të fazës së parë, Salernitana dhe Juventusi mund të barazojnë dy ndeshje radhazi për herë të parë në Serinë A. Për sa i përket bilancit në Salerno, shifrat janë në baraspeshë totale: 1 fitore “granata”, 1 barazim dhe 1 sukses bardhezi, më i freskëti 0-2 më 30 nëntor 2021, me gola të Dibalës e Moratës.
– Pas 8 fitoresh radhazi në kampionat, pa pësuar gol për më shumë, Juventusi ka marrë vetëm 1 pikë në tri ndeshjet e fundit, por duke pësuar edhe 10 gola. Bardhezinjtë nuk humbin dy ndeshje radhazi në kampionat që nga tetori 2021, ndërsa hera e fundit që kanë mbetur dy ndeshje radhazi pa shënuar të paktën një gol ka ndodhur në nëntor 2012.
– Sot sfidohet skuadra që në Serinë A ka pësuar më shumë gola me aksion (Salernitana 30) dhe të dytës që ka pësuar më pak (13 Juventusi, vetëm Lacio ka bërë më mirë me 10).
– Katër nga gjashtë golat e fundit të Juves në kampionat kanë ardhur nga goditje këndi. Në përgjithësi, Juventusi është formacioni që nga këto situata ka shënuar më shumë gola në këtë sezon (40 për qind, ose 12 nga 30 gola).
– Antonio Kandreva ka qenë protagonist në 3 gola në tri sfidat e fundit ndaj Juventusit (1 gol dhe 2 asiste).
– Dushan Vlahoviç ka realizuar 3 gola në 3 ndeshje kundër Salernitanës, në Serinë A: dopietë me Fiorentinën në 11 dhjetor 2021 dhe gol me Juven në mars 2022. Gjithsesi, serbi nuk shënon në transfertë prej 10 muajsh, konkretisht që nga 9 prilli 2022, në Kaljar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"