Vjet me Tiranën, sot me Skënderbeun, Imami: Ja përse ika nga bardheblutë, do të pendohen ata që nuk më besuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 20:23

Vjet me Tiranën, sot me Skënderbeun, Imami: Ja përse ika nga bardheblutë, do të pendohen ata që nuk më besuan

Eni Imami është treguar i hapur për të folur për largimin e tij nga Tirana dhe arsyet se përse zgjodhi Skënderbeun.

imami

Futbollisti më i ri i skuadrës korçare tregon se bardhekuqtë e kontaktuan të parët në telefon për të ndryshuar ekip. Ndërsa për sa i përket kapitullit te Tirana, Imami tregon se ndryshimi në pankinën bardheblu midis Ardian Memës dhe Julian Ahmatajt nuk i garantoi më qëndrimin te kampi bardheblu.

Këtë herë, Imami premton se do ta bëjë Tiranën të pendohet për daljen që i bëri.

Përshtatja me skuadrën e re: Që kur kam ardhur këtu e kam ndjerë veten shumë të afërt, me trajnerin dhe shokët e ekipit. Po pres me padurim të rinisë kampionati, pasi pritshmëritë janë të larta.

Përse zgjodhi Skënderbeun: Skënderbeu ishte i pari që më deshi, e zgjodha prej trajnerit Daja.

eni imami

Arsyet e largimit nga Tirana: Deri para një muaji isha pjesë e Tiranës. Ndryshimi i trajnerit, ikja e Memës dhe ardhja e të riut ndikuan që të merrja këtë vendim.

Objektivi me Skënderbeun: T’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të marrim maksimumin e pikëve, ndërsa në aspektin personal dua t’u tregoj të gjithëve, sidomos dikujt që nuk kishte besim tek unë, që unë jam ky që jam”, flet futbollisti më i ri i Skënderbeut Eni Imami.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"