Vjen sulmuesi boshnjak në Shkodër, Vllaznia në bisedime me një “ish”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 12:52

Vjen sulmuesi boshnjak në Shkodër, Vllaznia në bisedime me një “ish”

Kasius Vinicius Koelho është largimi i parë nga Vllaznia. Pavarësisht se sezoni ende nuk ka nisur, stafi i ekipit ka lënë të lirë mbrojtësin e ardhur si përforcim për sezonin e ri. Mbrojtësi brazilian nuk ka bindur me paraqitjet e tij në stërvitje dhe as në përballjet miqësore. Kësisoj, është biseduar me menaxherin e tij për prishjen e kontratës dhe largimin nga Shkodra.
VLLAZNIAAA
Nga sa mësohet, kontratat që kanë bërë këtë sezon drejtuesit e klubit ia kanë lejuar që të bëjnë një largim të tillë. Nga sa mësohet, klubi nuk i detyrohet asgjë lojtarit dhe këtu bëhet fjalë edhe për vazhdimësinë. Nuk kanë qenë të pakta rastet që lojtarët sidomos ato të huaj kanë përfituar dhe jo pak nga kontratat që kanë nënshkruar me klubin shkodran, madje duke e penalizuar këtë të fundit.
silvio zogaj
Ndërkohë, mësohet se drejtuesit kanë vijuar bisedimet me mesfushorin sulmues Silvio Zogaj. Sipas burimeve mësohet se mund të kemi një rikthim të tij te kuqeblutë. Gjithashtu, mesditën e djeshme mësohet të ketë mbërritur në Shkodër sulmuesi boshnjak Haris Dilaver, i cili do të jetë edhe afrimi më i ri i Vllaznisë. Ai pritet që të hedhë menjëherë firmën në kontratë dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës.
haris-dilaver-588a809d-9276-46f9-9958-df97a1edfc0-resize-750

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"