Vjen prezantimi i radhës në kryeqytet, nënshkruan edhe Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 12:43

Vjen prezantimi i radhës në kryeqytet, nënshkruan edhe Daja

Asjon Daja ka nënshkruar kontratën e tij të bashkëpunimit me klubin e Tiranës, duke u bërë pjesë e klubit kryeqytetas për të paktën dy vitet e ardhshme.

asion daja

“Futbollisti 26-vjeçar prej pak ditësh është bashkuar me skuadrën në stërvitje ndërkohë që sot ka zyrtarizuar marrëveshjen që do ta bëjë lojtar të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Daja luan në disa role në mesfushë dhe është një përforcim me vlera për skuadrën bardheblu.

asion daja

Në dy sezonet e fundit ai ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit ndërkohë që është produkt i shkollës së Dinamos ku ka luajtur për disa sezone. Daja është prezantuar sot në ambientet e klubit në stadiumin “Selman Stermasi”, për të nisur aventurën e re me skuadrën bardheblu. KF Tirana i uron suksese mesfushorit në aventurën e tij të re”, shkruhej në njoftimin e klubit për lojtarin i cili pak javë më parë u la i lirë nga Partizani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"