Vjen një nigerian pës sulmin, Elbasani pret dhe një portier dhe mbrojtës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 1, 2018 | 17:08

Vjen një nigerian pës sulmin, Elbasani pret dhe një portier dhe mbrojtës

Elbasani afron një nigerian për sulmin. Kristian Ezike ka dalë dje në stërvitje dhe mund të llogaritet si afrimi më i fundit i verdhebluve. Sulmuesi nuk është një emër i panjohur për Kategorinë e Parë, pasi pjesën e dytë të sezonin të kaluar e mbylli pikërisht në Rrogozhinë.

37842551_1833123540113589_1470821338745667584_n

Ai me Egnatian luajti 9 ndeshje dhe realizoi 3 gola. Me shumë gjasa, Ezike do të luajë në kupë ndaj Orikumit të dielën në Elbasan dhe shpresohet që ta nisë mbarë aventurën e tij me skuadrën e re. Në klub e shohin si një përforcim që do të rezultojë zgjedhja e duhur. Duke parë kontingjentin aktual që po stërvitet me elbasanasit, mësohet se drejtuesit kërkojnë të paktën edhe dy afrime të tjera këto ditë të fundit të merkatos.

IMG_20180228_190351

Po kërkohet me ngulm afrimi i një portieri, si edhe i një mbrojtësi, për t’u konsideruar si të kompletuar për kampionatin në vijim. Gazeta mëson se gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar shumë emra në tavolinë, por duke qenë se janë ditët e fundit, nuk duan të bëjnë afrime të nxituara që mund të mos i shërbejnë skuadrës. Për të gjetur këta dy futbollistë, verdheblutë po i mbajnë shpresat te lojtarët e Superiores që do të mbeten pa skuadër, ndaj edhe afrimi i tyre po zgjatet shumë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse deri në mbylljen e merkatos elbasanasit do t’ia dalin t’i afrojnë futbollistët e kërkuar apo do të kënaqen me këta që kanë aktualisht.

elbasani

KUPA – Ndeshja e parë zyrtare për këtë sezon është ajo e kupës, ditën e nesërme, përballë Orikumit. Objektivi i elbasanasve është që ta kalojnë me sukses këtë tur, edhe pse e kanë të qartë se rrugëtimi i tyre mund të mos shkojë gjatë. Pritet që në fushë të hidhen lojtarët më në formë që ka aktualisht skuadra, teksa bregdetarët do t’i presin në orën 16:00 në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”.






www.minuta90.com