Vjen momenti i shumëpritur për Konor MekGregor, gati për debutimin në… Hollivud

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2022 | 19:58

Vjen momenti i shumëpritur për Konor MekGregor, gati për debutimin në… Hollivud

Konor MekGregor më në fund mund të bëjë debutimin e tij të shumëpritur në kinematografi. Ylli i UFC, ka siguruar një rol në filmin e ardhshëm të aktorit të njohur Xhejk Gilenhall, një riprodhim i “Road House”, klasikut të viteve ’80.

mekgregor

MekGregor prej vitesh mendohej se do të bëhej pjesë e botës së kinematografisë, por për një arsye apo një tjetër, kjo nuk u bë realitet deri tani. Gilenhall do të ketë rolin kryesor në riprodhimin e një prej filmave të njohur të aktorit Petrik Suejzi, ndërsa nuk dihet ende se çfarë roli do të ketë MekGregor në këtë film. Megjithatë, është e qartë se nuk do të luajë vetveten por një personazh tjetër. Mësohet se ai ka takuar producentët para se të vendoste firmën në marrëveshje, pasi dëshironte të dinte se ku do të ndryshonte filmi i ri me origjinalin.

MekGregor në fakt pritej që të bënte debutimin e tij në Hollivud që në vitin 2016, kur Vin Disel i siguroi një rol në filmin “XXX, kthimi i Ksander Kejxh”, por ai u tërhoq pasi u mund nga Nejt Diaz.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"