Vjen më në fund zyrtarizimi, Tirana prezanton sulmuesin 27-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 20:35

Vjen më në fund zyrtarizimi, Tirana prezanton sulmuesin 27-vjeçar

Edhe pse i është bashkuar prej kohësh skuadrës, Tirana kujtohet më në fund, të zyrtarizojë rikthimin e sulmuesit Mario Morina. 

morina

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas bën me dije se 27-vjeçari është ri veshur bardheblu, duke nënshkruar deri në fund të sezonit. Morina është stërvitur me Tiranën për më tepër se 2 muajsh, ndërkohë që në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës.

mORINA TIRANA

NJOFTIMI I KLUBIT: 

“Mario Morina është ri-veshur bardheblu. Sulmuesi i formuar nga radhët e Tiranës ka nënshkruar sot deri ne fund të sezonit. 27-vjeçari vjen pas aventurës së fundit tek Prishtina në Kosovë dhe stërvitet prej më tepër se dy muajsh me ekipin!”

Tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"