Vjen më në fund zyrtarizimi, Eros Grezda është i Rejnxhërsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 15:46

Vjen më në fund zyrtarizimi, Eros Grezda është i Rejnxhërsit

Klubi i Rejnxhërsit sapo ka zyrtarizuar Eros Grezdën. Futbollisti i kombëtares sonë ka qenë së fundmi pjesë e Osijek. Kujtojmë që Rejnxhërs drejtohet nga legjenda e Liverpulit, Xherard.

310818_eros_grezda_signs_ibrox_04

Futbollisti i kombëtares sonë, bëhet nënshkrimi i 14-të për klubin. Vetë Xherard ëshët shprehur se 23 vjeçari do të jetë një goditje e madhe për klubin dhe tifozët do ta dashurojnë menjëherë sepse është i shpejtë dhe ka eksperiencë me kombëtaren. Klubi nuk ka bërë të ditur asnjë shumë për transferimin e tij, por vetëm që shqiptari ka nënshkruar për 4 vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"