Vjen mbështetja e parë publike për Dukën, futbollisti i Kombëtares: Më e mira është duke ardhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 15:41

Vjen mbështetja e parë publike për Dukën, futbollisti i Kombëtares: Më e mira është duke ardhur

Pas zyrtarizimit të kandidaturës për kreun e FSHF-së nga presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit ka ardhur edhe mbështetja e parë publike për të. Është kapiteni i Kombëtares i cili mbështet haptazi kandidaturën e Armand Dukës.

ansi agolli

Ansi Agolli ka ripostuar postimin e Dukës në “Instagram” ku zyrtarizonte rikandidimin duke i shtuar në anglisht mbishkrimin “Më e mira është duke ardhur, urime president”.

#Repost @armand_duka with @get_repost The Best Is Yet To Come! Urime President! Së bashku për futbollin! Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi te gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij insistucioni. Pas konsultave me faktorë te rendesishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë te gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se te gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi. Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë. Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore. Me respekt Armand Duka

A post shared by Ansi Agolli (@ansiagolli) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"