Vjen fitorja e parë, Kombëtarja U-19 mposht Fiorentinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2017 | 18:57

Vjen fitorja e parë, Kombëtarja U-19 mposht Fiorentinën

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka regjistruar fitoren e parë në turneun “Lazio Cup” duke mposhtur Fiorentinën me rezultatin 1-0. Golin për kuqezinjtë e shënoi Samuel Nezha në minutën e 36.

u19_lazio1

Fitorja e sotme e ngjiti Kombëtaren U-19 në kuotën e 4 pikëve. Momentalisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë dhe kualifikimi për më tej do të varet nga sfida tjetër midis Cassinos dhe Racing Club Roma që do të luhet sot në orën 20:30.

Rezultatet e kombëtares sonë janë si mëposhte:

23 maj 2017  Shqipëria 0-0 Racing Club Roma

24 maj 2017 Shqipëria 0-1 Cassino

25 maj 2017 Shqipëria 1-0 Fiorentina

Renditja aktuale:

Fiorentina                 6 pikë

Shqipëria                  4 pikë

Cassino                    3 pikë

Racing Club Roma   1 pikë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"