Vjen fitorja e katërt radhazi, Tirana luan tenis ndaj Shkumbinit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 15:50

Vjen fitorja e katërt radhazi, Tirana luan tenis ndaj Shkumbinit (VIDEO)

Tirana ka fituar pa shumë vështirësi ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të, përballë Shkumbinit. Gjashtë golat e Dokës, Ngoo, Hoxhallarit, Sentamu, Dajës dhe Karabecit me penallti kanë bërë që bardh e blutë të marrin fitoren e katërt radhazi në grupin e jugut në Kategorinë e Parë, dhe të mbeten të vetëm në krye të renditjes, me pikë të plota.

tirona

 

Koment minutë pas minute

90+3′ Mbyllet sfida.

92’ Shënon Karabeci golin e gjashtë me 11-metërsh.

91’ Penallti për Tiranën. Pengohet Greca brenda zonës.

90’ 2 minuta shtesë nga arbitri i katërt.

75’ Provon edhe Karabeci, por goditja shkon mbi portë.

72’ Ilion Lika pret 11-metërshin.

71’ Penallti për Shkumbimin. Turtulli prek topin me dorë.

60’ Daja lëshon një predhë nga jashtë zonës. Goli i pestë për bardh e blutë.

57’ Tirana realizon golin e katërt. Sentamu gjen golin.

54’ Një pasim i gjatë i Qilimit, dhe Hoxhallari godet teksa futet brenda zonës. Topi në rrjetë.

tifozet tirana

 

tirona tifoze

50’ Godet Sentamu, portieri peqinas në pozicion.

46’ Nis e dyta. Tirana luan topin e parë.

45+1’ Mbyllet pjesa e parë në Peqin. Tirana në avantazh me dy gola.

45’ 1 minutë shtesë në pjesën e parë.

40’ Shënon golin e dytë, vetëm me portierin, sulmuesi Ngoo.

30’ Doka shënon me portën e boshatisur pas një pasimi të Ngoo.

1′ Ka nisur takimi në Peqin.

 

Shkumbini – Tirana | 0-5

Golat: Doka 30′, Ngoo 40′, Hoxhallari 54′, Sentamu 57′, Daja 60′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"