Vjen firma, Interi zyrtarizon rinovimin me mbrojtësin që i mbaronte kontrata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 18:09

Vjen firma, Interi zyrtarizon rinovimin me mbrojtësin që i mbaronte kontrata

Interi ka zgjidhur një nga çështjet sa u përket rinovimeve të kontratave që janë në përfundim në këtë sezon, teksa ka zyrtarizuar firmën për zgjatjen e marrëveshjes me një lojtar i cili është kthyer në një emër shumë të rëndësishëm për Simone Inzagin. Mateo Darmian, mbrojtësi i cili shpesh luan edhe në mesfushë te zikaltrit, ka zgjatur marrëveshjen deri në verën e vitit të ardhshëm.

eeeerwer

Kontrata e tij me Interin përfundonte në qershor, pro zikaltrit dhe lojtari 33-vjeçar kanë gjetur shpejt gjuhën e përbashkët për të hedhur firmën në kontratë dhe për të mbyllur çdo diskutim rreth të ardhmes. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi me një mesazh në rrjetet sociale.

Mediat italiane bëjnë të ditur se futbollisti i cili ka mbërritur në radhët e Interit në vitin 2020 nga Parma, ka nënshkruar një kontratë e cila parashikon zgjatjen edhe për një edicion tjetër pas atij që mbaron në vitin 2024, nëse plotësohet një numër i caktuar ndeshjesh në të cilat ai do të luajë me zikaltrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"