Vjen edhe humbja e dytë, Shqipëria mposhtet pastër nga Kroacia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 18:55

Vjen edhe humbja e dytë, Shqipëria mposhtet pastër nga Kroacia

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur pastër me shifrat 3-0, në ndeshjen e tretë të vlefshme në grupin B të Ligës Europiane, nga ekipi i Kroacisë. Shqipëria u duk e pafuqishme në setin e parë, teksa e mbylli me rezultatin 25-15, ndërsa në dy setet e tjera, e rriti lojën e saj, gjithsesi e pa veten të mundur.

385154_TS_26-05-18_8400928030_

Kjo ishte humbja e dytë në tri takime për Shqipërinë, ndërsa Kroacia mori fitoren e tretë, dhe kryeson grupin B me pikë të plotë.

Kroaci – Shqipëri, 3-0 (25-15, 25-23, 25-21)

KROACIA: Zhukouski, Dirlic, Galic, Giljanovic, Sadlacek, Dukic, Sestan, Visic, Peterlin, Pervan, Andric, Mihaj, Peric, Smiljanic. Trajner: Ivan Rancic

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Malaj, Qepa, Kula, A.Qafarena, Çullhaj, Baruti, Gaxiri, Bërdufi, Deliu. Trajner: Jani Melka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"