Vjen çasti i Taulant Seferit, debuton si kuqezi më 23 mars

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2017 | 23:32

Vjen çasti i Taulant Seferit, debuton si kuqezi më 23 mars

Taulant Seferi pritet ta veshë për herë të parë fanellën e Kombëtares U-21 në miqësoren ndaj Moldavisë, pasi ka marrë ftesë për takimin e 23 marsit.

16997741_1284919681574468_1330398348843807694_n

Lajmin e bën të ditur gazeta “Lajm”, duke iu referuar një familjari të 20-vjeçarit nga Kumanova. “Taulantit i ka ardhur ftesa nga Kombëtarja U-21. Ftesa është për 20 mars, kurse ndeshja me Moldavinë është më 23 mars dhe do të luhet në Shqipëri”, ka treguar burimi në fjalë.

Trajneri Alban Bushi ka besim të madh te mesfushori që luan për zviceranët e Jang Bojs. Seferi para pak kohësh vendosi të braktisë Maqedoninë për t’u veshur kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"