“Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, zbulohet vërtetimi, KOKSH zyrtarisht në Prokurori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 22:40

“Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, zbulohet vërtetimi, KOKSH zyrtarisht në Prokurori

Ashtu sikurse për fundoi 2019-ta, edhe ky vit ka startuar me sulme dhe akuza të forta ndërmjet anëtarëve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

KOKSH-640x345

Në vetëm pak ditë kemi pasur tri deklarata për shtyp, me palët që akuzojnë ashpër njëra-tjetrën, ku presidenti Viron Bezhani vijon të denoncojë skandalet e shumta në KOKSH, ndërsa sekretari Stavri Bello dhe një pjesë e madhe e Komitetit Ekzekutiv akuzojnë Bezhanin si shkaktar kryesor për situatën e krijuar. Një amulli dhe një kaos total që për muaj me radhë ka pushtuar këtë institucion.

Siç dihet Viron Bezhani i është drejtuar Prokurorisë, duke bërë kallëzim ndaj sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello, ku denoncon shkeljet e rën da financiare që sipas Bezhanit janë bërë në KOKSH.

KOKSH-seminar-2017-Bello-Bezhani-Gjonaj

Tashmë gjithçka ka kaluar në duar të Prokurorisë dhe le të shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë dhe jo siç ndodh rëndom në Shqipëri. Një situatë që nuk i shërben askujt, ku KOKSH është kthyer në një institucion fantazmë që jo vetëm nuk i shërben sportit, por po e paralizon atë. Së fundmi, gazeta ka arritur të sigurojë edhe dokumentin ku vërtetohet se tashmë çështja është e regjistruar në Prokurori në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, si procedim penal “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Më poshtë pasqyrohet vërtetimi i lëshuar nga Prokuroria:

“Vërtetim. Me anën e të cilit vërtetohet se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Viron Bezhani në cilësinë e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), lidhur me shkelje financiare të kryera në këtë institucion, ka regjistruar procedimin penal nr 8729, datë 18/11/ 2019 për veprën penale të ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’, parashikuar nga neni 135 i kodit penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake. E lëshojmë këtë vërtetim sipas kërkesës së të interesuarit Nr 6825, datë 2/12/2019”, shkruhet në vërtetimin e Prokurorisë.

Fotolajm

Kujtojmë që neni 135 i kodit penal për veprën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, tekstualisht thotë: “Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet”.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"