Vizitorë specialë në “Selman Stërmasi”, skautë nga Kroacia për lojtarin e Tiranës dhe Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 14:45

Vizitorë specialë në “Selman Stërmasi”, skautë nga Kroacia për lojtarin e Tiranës dhe Dinamos

I pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte edhe një skaut nga Kroacia.

mihana

Ai ishte i veshur me një uniformë tutash të Dinamos së Zagrebit, por gazeta mësoi se punonte për klubin e Goricës, ku është aktivizuar më parë Albi Doka.

Qëllimi i këtij skauti, i cili shoqërohej nga dy persona të tjerë, që flisnin shqip, ishte për të ndjekur nga afër lojtarë për pozicionet e sulmuesit të djathtë dhe mbrojtësit të majtë.

MIHANA-BYTYÇI – Nga sa u mësua më pas, në shënimet e skautit kroat, që nuk deshi të prononcohej me emër, kanë mbetur emrat e Redon Mihanës të Dinamos dhe Bytyçit të Tiranës.

Të dy këta lojtarë në fakt u aktivizuan si zëvendësues në derbi dhe nuk patën shumë minuta në dispozicion, sidomos mbrojtësi bardheblu.

Janë lojtarët të cilët u përgjigjen roleve që skauti kroat kërkonte. Ai u interesua për numra kontakti të lojtarëve në fjalë dhe përfaqësuesve të klubeve të tyre, pasi gjithçka mbetet e hapur për një transferim të mundshëm në Kroaci të Mihanës dhe Bytyçit.

Po ashtu, ai kërkoi të dinte moshën e kapitenit të Dinamos, Agim Ibraimit, dhe hapi sytë kur i thanë se është 33 vjeç.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"