Vizitor special në Tiranë, Toti e pranon: Do të dëshiroja ta luaja unë finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 21:34

Vizitor special në Tiranë, Toti e pranon: Do të dëshiroja ta luaja unë finalen

Françesko Toti i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur 5 vite më parë, por do të dëshironte të kthehej në fushë edhe për një tjetër ndeshje, pikërisht atë që luan në Tiranë Roma e tij, në finalen e Ligës së Konferencës.

toti

Një mundësi e artë për të fituar një trofe ndërkombëtar me klubin që i mungoi flamurit të skuadrës së Romës, siç e ka pranuar ai vetë sot pas zhvillimit të një ndeshje bamirësie në Montekarlo me pilotët e Formula 1.

“Jam në ankth për Tiranën, do të më kishte pëlqyer ta luaja ndeshjen, të gjithëve do t’u kishte pëlqyer”, tha ai për “Sky” pas kësaj ndeshje. Toti në fakt do të udhëtojë në paraditen e të mërkurës drejt Tiranës, për të ndjekur në “Air Albania” pikërisht finalen e shumëpritur për skuadrën e tij të zemrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"