Vizitë speciale në stërvitjen e Milanit, gjyqtari i ndeshjes të Laçit takon kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 19:32

Vizitë speciale në stërvitjen e Milanit, gjyqtari i ndeshjes të Laçit takon kuqezinjtë

Milani sot kishte një vizitor special në stërvitjen në Milanelo. Klubi kuqezi ka mirëpritur gjyqtarin italian Xhanluka Manganielo si i ftuar në stërvitjen e ekipit, por jo thjesht për të vëzhguar punën e Piolit me futbollistët.

asdasdasdasdasd

Kampionët në fuqi të Serisë A kanë dashur që lojtarët të njihen me risitë e fundit në rregulloret e aktiviteteve sportive dhe ndryshimet që i janë bërë atyre. Ndaj ata kanë ftuar një nga gjyqtarët e Serisë A që të tregonte pikërisht risitë më të fundit dhe të ishte ai që t’u tregonte lojtarëve si interpretoheshin në fushën e lojës, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve për ata që kishin paqartësi.

Manganielo është një gjyqtar me eksperiencë në kampionatin italian, ndërsa së fundmi ka qenë protagonist edhe në skenën ndërkombëtare, ndonëse duke qenë më shpesh gjyqtar i katërt. Në ndeshjet e Ligës së Konferencës, në këtë edicion ai ishte gjyqtari i katërt i sfidës që dekretoi kalimin e turit nga Laçi, kur mundi 1-0 Iskrën në Mal të Zi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"