Vizitë e veçantë për Tiranën, Ze Maria surprizohet në “Skënder Halili”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2018 | 23:12

Vizitë e veçantë për Tiranën, Ze Maria surprizohet në “Skënder Halili”

Tirana ka vazhduar me përgatitjet në stërvitje, pas dy ditëve pushim. Ekipi ka zhvilluar ditën e sotme seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Ze Marias. Mungesë ishte ajo e Ilion Likës, që është ende në pritje të përgjigjeve nga vizitat mjekësore.

tirana

Por, për teknikun brazilian ka pasur edhe një vizitë të veçantë. Një ekip trajnerësh, pjesë e kursit UEFA Pro që zhvillohet në FSHF, kanë qenë të pranishëm në kompleksin “Skënder Halili”. Qëllimi i vizitës ishte vëzhgimi i përgatitjeve të Tiranës nën drejtimin e Ze Marias.

trajneret

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"