Vizita speciale në stadiumin e ri, Di Biaxho dhe Zakardo: Do të bëjmë tifo për Shqipërinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 20:07

Vizita speciale në stadiumin e ri, Di Biaxho dhe Zakardo: Do të bëjmë tifo për Shqipërinë…

Të shumtë janë edhe ish-futbollistët e huja, që do të jenë prezent në “Air Albania Stadium” në këtë ditë historike, për futbollin shqiptar, atë të inagurimit të stadiumit të ri.

Zakardo Di Biaxho

Në një prononcim për “RTSH”, 2 ish-futbollistët e njohur, Kristian Zakardo dhe Luixhi Di Biaxho, kanë folur me superlativa për vendin tonë dhe stadiumin, duke deklaruar:

“Faleminderit shumë. Është hera e parë që jam këtu në Tiranë. Është kënaqësi dhe nder që mora këtë ftesë për stadiumin e ri. Shpresoj që Shqipëria të luaj mirë. Do ta shijoj ndeshjen. Franca është kampionë bote. Janë ata më prestigjiozë në këtë momente.

bandicam 2019-11-17 20-00-45-904

Jam i sigurt që do të jetë një ndeshje festive. Është një burim për të ardhmen. Jam këtu me shumë tifozë shqiptarë, do të bëj tifo për Shqipërinë. Erdha në drekë, nuk kam parë shumë. Shqipëria dhe Tirana është në rritje. Ka një lloj binjakëzimi midis nesh. Është hera e parë, por jo e fundit”, u shpreh Zakordo.

 di biaxho

“Është një qytet shumë i bukur. Kam shumë miq shqiptarë. Realisht është e bukur Shqipëria. Komplimente! Stadiumin nuk e kam parë akoma nga brenda, por duket i jashtëzakonshëm. Do të ishte bukur për shqiptarët një fitore. Ndeshja do të jetë e vështirë, me këtë entuziazëm pse jo”, u shpreh De Biaxhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"