Vizita speciale, Bashkia e Lushnjës krenohet me kampionin Florian Marku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2021 | 14:29

Vizita speciale, Bashkia e Lushnjës krenohet me kampionin Florian Marku

Kampioni i botës në versionin IBF, Florian Marku, ka pasur një vizitë speciale edhe në Bashkinë e Lushnjës, ku është takuar me kryebashkiaken Eriselda Sefa.

Florian Marku

Gjatë bashkëbisedimit me Znj. Sefa, mbreti shqiptar i boksit, ka pohuar me krenari se është djalë nga Lushnja. Gjatë takimit mësohet se kryetarja e Bashkisë e ka përgëzuar Markun për sukseset e arritura, duke i shprehur besimin se do të arrijë dhe fitore më të mëdha duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

POSTIMI I BASHKISË SË LUSHNJËS:

Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa, ftoi në një vizitë në ambientet e Bashkisë Lushnje kampionin e botës në versionin IBF Florian Markun, i cili në të gjitha intervistat e tij ka pohuar me krenari se është djalë nga Lushnja. Kryetarja e Bashkisë e përgëzoi për sukseset e arritura, duke i shprehur besimin se do të arrijë dhe fitore më të mëdha duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"