Vitija i munguari i madh për Skënderbeun, Berisha lë në “ankth” Memellin. Ja formacioni i mundshëm ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 14:24

Vitija i munguari i madh për Skënderbeun, Berisha lë në “ankth” Memellin. Ja formacioni i mundshëm ndaj Kukësit

Skënderbeu shkon në ndeshjen ndaj Kukësit me një ekip mjaft të plotësuar, por jo pa mungesa.

SKENDERBEU 1

Leonat Vitija është i munguari i madh për korçarët në sfidën e sotme.

Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim dhe nuk ka mundur të rikuperohet për këtë ndeshje, teksa ditët e fundit edhe Berisha, një tjetër lojtar i rëndësishëm për Memellin, ka pasur probleme fizike dhe është në dyshim për prezencën e tij në fushë ndaj Kukësit.

Skënderbeu – Rexhepi; Meksi, Dumfur, Sadriu, Bajrami, Zguro; Zhan Viktor, Moraesh, Mara (Vangjeli); Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"