Viti i 4-t në inferiore, shtohen pretendimet tek Lushnja. Bashkia mendon që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2021 | 23:37

Viti i 4-t në inferiore, shtohen pretendimet tek Lushnja. Bashkia mendon që të…

Lushnja është një ndër skuadrat e traditës, që po kalon një periudhë të gjatë në Kategorinë e Parë. Edhe pse klubi subvencionohet nga bashkia për çdo vit me 400 milionë lekë të vjetër, plus të ardhurave të veta, rezultati sportiv ka munguar.

lushnjaa

Edicionin e kaluar skuadra nuk arriti as të grupohej në 4-shen e parë. Dhe kjo ndodhi për herë të parë, që kur kampionati i së Parës u nda në dy grupe. Sezoni në pritje do të jetë i katërti radhazi për verdhejeshilët në futbollin inferior. Bëhet fjalë për një sezon shumë të fortë, me një grup të vetëm me shumë pretendentë.

Skuadra do të vijojë të jetë në mungesën e një sponsori dhe të një infrastrukture shumë të dobët, ndonëse është premtuar se një pjesë e buxhetit do të shfrytëzohet për të ndërhyrë për të rikonstruktuar një terren stërvitor. Për Lushnjën pushimet janë drejt fundit, pasi skuadra pritet të startojë me përgatitjet. Këtë vit pretendimet do të rriten dhe priten ndërhyrje të mëdha në merkato.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"