Viti historik i Luftëtarit, renditja më e mirë e dy dekadave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2017 | 15:24

Viti historik i Luftëtarit, renditja më e mirë e dy dekadave

Ky ishte Luftëtari më i mirë i 22 viteve të fundit. Nëse dy dekada më parë (konkretisht në sezonin 1994-1995), kur ekipi drejtohej prej Thodhori Kallucit, në fundin e sezonit renditeshin të 5-ët në tabelë, këtë vit “thyen” rekord, duke u ngjitur një shkallë më lart në renditje.

luftetari

Pas 36 javësh, grupi i drejtuar nga Mlladen Milinkoviç grumbulloi 44 pikë (pas 11 fitoresh, 11 barazimesh dhe 14 humbjesh). Edhe pse nuk u arrit zona “Euro” (paçka se kanë ende shpresa), vlen të evidentohet se ky ishte një supersezon për bluzinjtë.

Për të çuar lart emrin e klubit dhe kësaj fanelle, fillimisht pritet vendimi i Etikës. Në varësi të asaj që do të përcaktohet nga ky komision, drejtuesit do të operojnë edhe në merkato.

Vetëm një gjë është e sigurt deri më tani, do të ruhet “boshti” i ekipi, por për të qenë më kompetitivë, grupi do të pasurohet me elementë më cilësore, në pozicionet ku stafi teknik do ta shohë të nevojshme. Me synime madhore do të nisë edhe vitin tjetër, ndërsa drejtuesit po planifikojnë që tani ndërtimin e një skuadre, e cila nuk duhet të diskutojë zonën “Euro”.

Luftetari

Gjithsesi, në Gjirokastër kanë nisur të numërojnë orët mbrapsht, ndërsa të gjithë janë me “sytë” nga Komisioni i Etikës. Ata besojnë ende që të do jenë pjesëmarrës në Ligën e Europës, por tashmë shpresat kalojnë nga dënimi i Skënderbeut. Përtej të gjithave, Luftëtari e ka realizuar misionin e vet, ndërsa nga një ekip që llogaritej si i rënë, befasoi gjithkënd me performancën e tij.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"