Viti 2022 nis me “bombën” e Haland, norvegjezi tregon të ardhmen e tij: Do të luaj në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2022 | 11:13

Viti 2022 nis me “bombën” e Haland, norvegjezi tregon të ardhmen e tij: Do të luaj në…

Erling Haland ka vendosur që e ardhmja e tij do të jetë në Spanjë. Konfirmimi ka ardhur në ditët e fundit, gjatë pushimeve që ai po bën pikërisht në Gadishullin Iberik. Prej kohësh flitet për kalimin e tij te Real Madrid apo Barcelona, dhe duket se lojtari ka zgjedhur që një prej këtyre skuadrave do të jetë etapa e radhës e karrierës.

haland

Babai i tij, njëkohësisht edhe menaxher i lojtarit, është i fiksuar pas Spanjës dhe udhëton shpesh atje qoftë edhe për të luajtur golf. Një dashuri që duket ia ka transmetuar edhe të birit, i cili për pushimet e fundvitit ka zgjedhur Marbejan në Spanjë. Pikërisht në lokalitetin turistik, Haland është ndeshur me disa tifozë të cilët sigurisht e kanë pyetur për të ardhmn e tij.

“Do të luaj këtu, në Spanjë”, është përgjigjur me seriozitet futbollisti sipas “AS”. Gazeta spanjolle insiston se kjo nuk është një përgjigje thjesht sa për të shuar kureshtjen e tifozëve, por një ide e qartë për të ardhmen e tij.

Tani mbetet të mësohet se cila është skuadra e përzgjedhur, Reali apo Barcelona, ndonëse të gjitha rrugët duket se çojnë drejt madrilenëve, pasi katalanasit kanë probleme të mëdha financiare dhe vështirë se mund të përballojnë financiarisht transferimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"