Viti 2020/ Ronaldon e duan më shumë se Mesi dhe Tramp, por më pak se Xheki Çan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 11:32

Viti 2020/ Ronaldon e duan më shumë se Mesi dhe Tramp, por më pak se Xheki Çan

Së fundmi, “YouGov”, ka publikuar një renditje tejet interesante, për sa i përket personazheve më të admiruar në botë për vitin 2020. Midis tyre janë shumë politikanë, sipërmarrës, por edhe sportistë.

donald-trump-cristiano-ronaldo-composite_1291ws3gd54tp15psyfgityhfk

Leo Mesi dhe sidomos Kristiano Ronaldo nuk mund të mungonin. Portugezi renditet i gjati në renditjen e përgjithshme të njerëzve më të admiruar, por është i pari mes sportistëve.

Rivali i tij i përjetshëm, Leo Mesi, renditet i dyti nga sportistët dhe i 11-i në renditjen e përgjithshme. Pas këtyre të dyve, vjen një ish-sportist i madh, siç është legjenda e basketbollit, Majkëll Xhordan.

RENDITJA

I pari renditet ish-presidenti i SHBA, Barak Obama, ndërkohë që e veçanta është se para Ronaldos në renditje qëndron aktori i njohur, Xheki Çan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"