Viti 2018-të i përket Juventusit, synon edhe rekordin historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 12:31

Viti 2018-të i përket Juventusit, synon edhe rekordin historik

Nëse dëgjon kinezët, ky 2018, që tashmë është drejt fundit, mund të jetë viti i qenit. Por, për mënyrën sesi ka xhiruar topi në këto 11 muaj dhe siç pretendohet të xhirojë deri për Krishtlindje, ndoshta do të jetë viti i zebrës. Nga 1 janari e deri më sot, Juvja në kampionat ka qenë “Zonjë”, por edhe kanibale, duke mos lënë asnjë thërrmijë në tavolinën italiane, por vazhdon të trokasë gotat edhe në Europë. “Haviari” portugez, i paguar me ar këtë verë, ndihmon në ruajtjen e oreksit, ndonëse kjo uri ka qenë gjithmonë e zakonshme tek ata që veshin ngjyrat bardhezi.

juventus
Kjo, sepse nuk është vetëm Ronaldo ai që kërkon të gllabërojë rekord pas rekordi, duke nisur nga fitoret në total e në transfertë, e deri te mesatarja e pikëve, golave të pësuar dhe goditjeve të lejuara në portën e tyre. Shkurt, ky 2018 mund të jetë viti i rekordeve për Juventusin, që jo më kot, duke iu përmbajtur shifrave që ka grumbulluar “Gazzetta dello Sport” është edhe pretendentja kryesore për fitimin e Ligës së Kampioneve.

stati

PËRTEJ KONTES – Historia e Juventusit, numri më i lartë tek i cili ka ndaluar ka qenë 100-ta, shifra e pikëve e regjistruar në vitin diellor 2016, rekord i të njëjtës Juve, domethënë e Juves së Alegrit. Por, nëse marrim edhe një sezon të plotë, atëherë rekord janë 102 pikët e Antonio Kontes, të vendosura në 2013-2014-ën, në Serinë A. Duke bërë llogaritë, numrat thonë se në 11 muaj të 2018-ës, Alegri ka grumbulluar 82 pikë në kampionat dhe duke pasur edhe 21 pikë në dispozicion, nga 7 ndeshjet e mbetura në Serinë A, ai jo vetëm që mund të thyejë rekordin e tij të 100 pikëve në vitin diellor 2016, por edhe rekordin historik sezonal të Antonio Kontes (82+21=103).

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër fluturon më mirë se kushdo tjetër në Europë deri në këtë fazë të sezonit, duke mundur PSG-në në lidhje me fitoret në transfertë (13 kundër 12) dhe mesataren e pikëve sezonale; ndan me francezët kreun e fitoreve në total (26); mund Liverpulin për mbrojtjen më solide (17 kundër 19); si dhe ndan me Mançester Sitin primatin e goditjeve të marra në portë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"