Virusi nuk i ndahet Milanit, Pioli s’ankohet: Jemi mësuar! Me Kaljarin ndeshja më e rëndësishme, prandaj kemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 13:06

Virusi nuk i ndahet Milanit, Pioli s’ankohet: Jemi mësuar! Me Kaljarin ndeshja më e rëndësishme, prandaj kemi…

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur ditën e sotme para mediave për ndeshjen e nesërme të kuqezinjve, ndaj Kaljarit. Trajneri ka thënë se është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, duke shtuar se duhet  vlerësuar kundërshtari. Ai gjithashtu foli edhe për rastet me Koronavirus në skuadrën që drejton, duke thënë se Çahlanoglu dhe Teo Hernandez janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm, por shton më tej se skuadra është mësuar me këtë situatë.

pioli.milan.2020.21.indica4.750x450

Ndeshja nesër- Ne duhet të jemi gati për ndeshjen me Kaljarin. Ata janë një skuadër shumë e mirë dhe kanë marrë më pak nga sa meritonin. Janë një ekip e lojtarë të fortë dhe me përvojë. Duhet të jemi gati. Ndeshjen e nesërme duhet ta konsiderojmë si më të rëndësishmen e të gjithë kampionatit dhe ashtu është vlerësuar nga skuadra. Pavarësisht kundërshtarit, ne duhet t’i vlerësojmë të gjithë.

Çalhanoglu dhe Teo Hernandez me Koronavirus- Janë mungesa shumë të rëndësishme, por kështu është ky kampionat. Ka situata të vështira që mund të vijnë në çdo moment. Për këtë arsye ekipi duhet të jetë gjithmonë gati. Kemi qenë mirë deri tani. Ne jemi mësuar me këtë situatën e krijuar. Pre që lojtarët të jenë gjithmonë gati. Këto janë çështje kritike me të cilat duhet të përballesh gjatë sezonit. Është një sezon i çuditshëm për të gjithë jo vetëm për ne. Një muaj më parë kishim gjithë ekipin gati, tani shumë janë jashtë. Klubi prandaj më dha këta lojtarë, ne duhet të jemi t’i kalojmë këto vështirësi.

Manxukiç-  Nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe unë dua të flas vetëm për atë. Flas vetëm për lojtarët që kam në dispozicion jo të tjetër. Kam besim te drejtuesit, se do e përforcojnë ekipin me sa mundësi të kenë. Drejtuesit punojnë çdo ditë shumëFBL-ITA-SERIEA-AC MILAN-LAZIO

Meite- Afrimi i mesfushorit e bën akoma më të fortë pozicionin e mesfushës, ku gjithashtu ishim shumë mirë. Më pëlqeu se si ai u prezantua, duke thënë se është shumë ambicioz.

Kthimi i Ibrës dhe Kjaer- Ibra është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Të gjithë e dimë ndikimin e tij. Ai i ka kaluar problemet muskulore dhe është i gatshëm të luajë ditën e nesërme. Simon është i rëndësishëm edhe për komunikimin në fushë. Të flasësh gjatë lojës për lojtarët është shumë e rëndësishme. Ajo që bën ai na ndihmon shumë. Ekipi e di që duhet të punojë shumë në fazën e mbrojtjes, por ne jemi një ekip sulmues dhe duhet të krijojmë më shumë raste se kundërshtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"