“Virusi” i dëmtimeve “infekton” sërish Barcelonën, titullari largohet nga ndeshja me lot në sy

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 0:13

“Virusi” i dëmtimeve “infekton” sërish Barcelonën, titullari largohet nga ndeshja me lot në sy

Barcelonës nuk i ndahen dëmtimet. Pas mëse 15 minutash lojë në sfidën kundër Getafes, mbrojtësi katalanas Xhordi Alba pësoi tërheqje muskulare duke u detyruar të largohet nga fusha e lojës.

barcelona

Zhgënjimi dhe pikëllimi për anësorin e Barçës u pa qartë aq sa qau.

Momentalisht, Getafe ngushtoi rezultatin në 2-1, ndërsa në kampin e Barcelonës përhapet frika se Alba mund të humbasë ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kampioneve kundër Napolit, e cila do të luhet në datën 25 shkurt.

Megjithatë, diagnoza do të zbulojë se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave futbollisti i kampionëve të Spanjës.

Barça ka humbur shërbimet e Luis Suarezit dhe Osman Dembelesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"