Virusi “FIFA” e trembi, Zidan stërvit 400 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 23:22

Virusi “FIFA” e trembi, Zidan stërvit 400 milionë euro

Nuk kishte festuar ende fitoren kundër Granadës dhe Zinedin Zidan mendoi për të ardhmen. Trajneri i Realit të Madridit shprehu shqetësimin e tij për futbollistët që u larguan me kombëtaret e tyre. “Do të më pëlqente shumë që t’i kisha të gjithë këtu, gati dhe të shëndetshëm, por kalendari i ndeshjeve nuk ndalet kurrë.

zidan

Për shembull, ne do të qëndrojmë këtu, ndërsa shumë të tjerë do të largohen me kombëtaren. Ky është qetësimi i madh. Ka disa lojtarë që nuk janë në 100% të formës së tyre dhe do të udhëtojnë. Nuk mund të bëjmë dot asgjë”, u ankua Zidan në konferencën për shtyp.

Ajo që thotë trajneri i Realit është e drejtë sepse 12 nga futbollistët e tij janë larguar për të luajtur me kombëtaret (Karvahal, Ramos, Areola, Varan, Kurtua, Hazard, Bejl, Modriç, Militao, Kasemiro, Valverde dhe Rodrigo). Por nuk ka asnjë justifikim sepse madrilenët janë një skuadër e madhe dhe në “Valdebebas” të gjithë futbollistët (përfshirë dhe ata të dëmtuarit) kushtojnë 402.4 milionë euro: Odriozola, Naço, Marselo, Mendi, Kros, Hames, Isko, Lukas Vaskez, Asensio, Brahim Diaz, Vinicius, Benzema, Joviç dhe Mariano Diaz.

2292018151725gal-lucas_HE26265Thumb

Kjo është një arsye e thjeshtë për të kuptuar diferencat e shumta që ekzistojnë mes Realit të Madridit dhe skuadrave të tjera në kampionatin spanjoll. Zidan ka luksin që pavarësisht largimeve të shumta të menaxhojë një grup të vogël futbollistësh që kushtojnë afërsisht gjysmë miliard euro.

Organika e pasur e “galaktikëve” i jep mundësinë trajnerit francez që të punojë për dy ndeshjet e rëndësishme në kampionatin spanjoll. Reali do të luajë kundër Majorkës pas ndeshjeve të kombëtareve dhe pastaj sfida e madhe në kampionat kundër Barcelonës. Gjatë këtyre ditëve, Zizu do të provojë të rikthejë në formën më të mirë fizike disa lojtarë që deri tani kanë shfaqur probleme.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"