Viroza kap të kuqtë, edhe trajneri Iuliano mungon në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 9:27

Viroza kap të kuqtë, edhe trajneri Iuliano mungon në stërvitje

Pavarësisht reshjeve të shiut që kanë përfshirë dje kryeqytetin, skuadra e Partizanit ka vazhduar përgatitjet për takimin që do të luajë ndaj Skënderbeut të shtunën në transfertë. Ajo që ka rënë në sy, në ambientet e kompleksit stërvitor në Kamzë, ka qenë mungesa e trajnerit Mark Iuliano, i cili mësohet se po kalon një virozë gripale dhe ka qenë me temperaturë.

Iuliano

Të njëjtin problem ka pasur edhe qendërmbrojtësi Gëzim Krasniqi, i cili ka qenë i pranishëm në fushën sportive, por nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit. Ky i fundit ka pasur të njëjtin problem si trajneri. Në mungesë të Iulianos, seancën stërvitore e ka drejtuar zv.trajneri Klevis Dalipi dhe pjesa tjetër e stafit. Futbollistët që kanë luajtur titullarë në ndeshjen ndaj Kukësit edhe dje kanë zhvilluar stërvitje të lehtë me ushtrime kryesisht atletike.

Ndërsa, pjesa tjetër e ekipit ka kryer një ndeshje kontrolli mes saj. Gjithsesi, në lidhje me formacionin që do të hidhet në fushë nga minuta e parë në Korçë, mund të ketë një ide më të qartë gjatë ditës së sotme, ku pritet të rikthehet në stërvitje edhe trajneri Iuliano.

partizani

Ky i fundit, pas ndeshjes me Kukësin, është shprehur se ka mbetur i kënaqur nga ajo që skuadra e tij ka dhënë në fushë, pavarësisht se nuk u arrit fitorja, çka lë të kuptohet se në formacionin ndaj bardhekuqve nuk do të ketë shumë ndryshime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"