VIP-at në ‘Selman Stërmasi’, nga De Biazi te vëllai i kryeministrit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2016 | 20:00

VIP-at në ‘Selman Stërmasi’, nga De Biazi te vëllai i kryeministrit (FOTO)

Tirana dhe Skënderbeu luajnë sonte në ndeshjen përmbyllëse të Javës së 35-të të Kategorisë Superiore (ora 19:30). Ndeshja ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për historikun e dy ekipeve, por edhe për pozicionet që ato mbajnë në tabelën e klasifikimit.

Untitled-15Përveç tifozerive të të dyja skuadrave, në tribunën VIP të stadiumit ‘Selman Stërmasi’ u shfaqën edhe personazhe nga bota e sportit dhe ajo e politikës.

Në kohën e fillimit të ndeshjes, kamerat kapën për disa çaste figurën e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazit në praninë edhe të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Untitled-16Dy personazhe të tjerë në këtë takim ishin edhe presidentët Refik Halili nga bardheblutë dhe Ardian Takaj i Skënderbeut.

Një tjetër personazh nga bota e politikës në stadium ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode.

Untitled-19

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"