Vinisius mbetet në ekipin e parë, por mund të luajë me të 3 skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2018 | 15:36

Vinisius mbetet në ekipin e parë, por mund të luajë me të 3 skuadrat

Talenti më i fundit që i është bashkuar skuadrës së Realit të Madridit, Vinisius Zhunior, ka shkëlqyer në stërvitje me ekipin e parë, por të gjithë u çuditën kur emrin e tij e panë të regjistruar në listën e të rinjve të klubit së bashku me Migel Gutierrez Ortegën.

266447095b40180e57f607bdacef532d

Megjithatë, klubi madrilen njoftoi se bëhej fjalë për vetëm një çështje administrative (sepse lë hapësirë për regjistrimin e lojtarëve të tjerë për shkak të moshës) dhe kjo nuk kishte fare të bënte me të ardhmen e futbollistit, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e planeve të skuadrës së parë. Kjo strategji do të thotë se Vinisius mund të luajë për të tria skuadrat e Realit sezonin e ardhshëm, sigurisht nëse do të jetë e nevojshme. Megjithatë, tani ai duhet të nisë të bindë Lopeteguin për aftësitë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"