“Vinicius di të bëjë diferencën”, Ançeloti: Dëmtimet janë ato që nuk na duhen tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 15:08

“Vinicius di të bëjë diferencën”, Ançeloti: Dëmtimet janë ato që nuk na duhen tani

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur për mediat pas suksesit kundër Valencias. Ai dhe Reali i Madridit ishin nën presion pas fitores së Barcelonës.

karlo

Por “Los Blancos” kanë reaguar në mënyrën e duhur, duke mundur pa shumë probleme Valencian 2-0. Por fitorja e Realit ka pasur një çmim të shtrenjtë, pasi dëmtimet e Militaos dhe Viniciusit kanë prishur disi mbrëmjen e Madridit. Trajneri italian i ka prekur të gjitha këto tema në konferencën e tij për shtyp.

NDESHJA – “Kemi bërë një paraqitje mjaft të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Edhe në pjesën e parë kemi dominuar, por pa mundur të konkretizojmë. Ndoshta kam disa rezerva për golin e anuluar. Megjithatë, në pjesën e dytë e kemi shtuar presionin dhe kemi gjetur dy gola mjaft të bukur. Më pas kemi administruar gjithçka mirë”.

VINICIUS – “Ai është një lojtar që di të bëjë diferencën. E kam thënë disa herë, lojtarë si ai duhen ruajtur. Ka marrë shumë goditje. Është gjithnjë në objektivin e kundërshtarit. Për fat këtë herë nuk pati probleme”, ka nënvizuar Ançeloti.

DËMTIMET – “Për momentin është ende herët për të dalë në përfundime në lidhje me dëmtimin e Militaos dhe Benzemasë. Mendoj se më problematike është situata për Militaon. Benzema ka marrë një goditje të vogël, por nuk mendoj se është shumë shqetësuese. Ky është një moment delikat, pasi kemi mjaft lojtarë me dëmtime, ndërkohë që kalendari është shumë i ngjeshur”, tha Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"