Vilma Masha së shpejti nënë, ja çfarë pritet të ndodhë me emisionin “Gol pas Goli”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 19:58

Vilma Masha së shpejti nënë, ja çfarë pritet të ndodhë me emisionin “Gol pas Goli”

Vilma Masha pritet që të bëhet nënë së shpejti dhe të sjellë në jetë një vajzë. Së fundmi kanë nisur hipotezat se kush do ta zëvendësojë bukuroshen në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

vilma-masha-logo

Kanë qenë të shumë aludimet gjatë javëve të fundit, por mësohet se Vilma Masha do të mungojë fare pak. Vendin e saj pasi të lindë pritet ta zërë për pak javë një prej gazetarëve të “Supersport” dhe më pas kampionati do të ndërpritet për një periudhë për afro një muaj e gjysmë (pauza dimërore e klubeve).

Vilma Masha

Gjatë kësaj periudhe Vilma do të ketë mundësi që të marrë veten pas lindjes dhe të sistemojë axhendën. Plani i saj është që të rikthehet menjëherë me fillimin e dytë të sezonit.

Vilma2

Emisioni i saj është vetëm gjatë ndeshjeve të kampionatit (kryesisht në fundjavë) dhe burime pranë “Supersport” bënë me dije se Masha nuk ka ndërmend të braktisë pozicionin. Përkundrazi, me shumë mundësi do të mungojë vetëm për pak javë.

Vilma Masha Vilma Ss Vilma5 Vilma3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"