Vilfor Hysa, në stres para Besëlidhjes: Lezhjanët janë rritur ndeshjet e fundit, çdo kundërshtar meriton… respekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 10:44

Vilfor Hysa, në stres para Besëlidhjes: Lezhjanët janë rritur ndeshjet e fundit, çdo kundërshtar meriton… respekt

Tërbuni gjeti më në fund fitoren, po jo qetësinë. Koha nuk premton, pasi të dielën luajnë në Lezhë. Synimi është fitorja, por e dinë që të lehtë nuk do ta kenë. Shqetësim më vete është edhe gjendja e Vilfor Hysës, autori i golit kundër Besës. Sulmuesi shpjegon për “Panorama Sport” se është në luftë me kohën.

VILFOR HYSA 1

“Shpresoj të kem këmbën e mbarë. Kam këmbëngulur për golin edhe në takimet e shkuara, por nganjëherë duhet edhe fat. Besa është një kundërshtar i fortë, por ne e dinim se çka donim nga ajo ndeshje. Deri në përfundim të fazës së parë na kanë mbetur edhe pesë takime. Do të punojmë fort t’i mbyllim me rezultate pozitive.

Në radhë kemi transfertën me Besëlidhjen. Lezhjanët janë rritur dhe në 4 javët e fundit kanë arritur vetëm fitore. Unë kam një dëmtim të lehtë, që shpresoj ta kaloj dhe të jem i gatshëm ndaj Besëlidhjes. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi çdo kundërshtar meriton vlerësim”, tha Hysa.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"