Vila në dilemë, të huajt drejt largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2016 | 15:01

Vila në dilemë, të huajt drejt largimit

E miljano Vila u rik thye pak ditë më parë te skuadra e Partizanit, por nuk firmosi menjëherë një kontratë me të kuqtë. Kaq ka mjaftuar që gjatë ditës së djeshme të qarkullojnë shumë zëra në lidhje me të ardhmen e futbollistit, për të cilin u përfol se mund të bashkohej me Flamurtarin apo edhe me Teutën.

VilaMegjithatë, burime të besueshme pranë futbollistit, që aktualisht është duke u stërvitur me të kuqtë, kanë bërë me dije se Vila, sipas të gjitha gjasave, do të luajë me Partizanin në gjysmën e parë të sezonit, por më parë duhet të zhvillojë një takim me presidentin Demi, me të cilin është arritur në parim një akord.

Ndërkohë, një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe zyrtarë të klubit të kuq, që gjithashtu e shohin lojtarin pjesë të skuadrës, duke mos zbatuar periudhën e provës për të, pasi dihen vlerat që ka. Zyrtarët e kuq janë shprehur se trajneri Agostineli nuk ka dhënë mendim negativ për futbollistin dhe firma mbi kontratë për të do të vijë menjëherë pasi të mbyllë bisedimet me presidentin e të kuqve.

Vila ka qenë pjesë e Partizanit gjatë sezonit të kaluar, por u largua në merkaton e verës dhe tashmë ka vendosur që të rikthehet te Partizani për të dhënë kontributin e tij. Të huajt – Disa lojtarë të huaj kanë ardhur në provë te skuadra e Partizanit gjatë kë- tyre ditëve, por një pjesë e tyre nuk pritet që të qëndrojnë, kjo pasi nuk kanë bindur trajnerin Agostineli.

Ky i fundit kërkon që të mos e ketë skuadrën e mbipopulluar dhe për këtë arsye gjatë ditës së sotme do të bëhen edhe largimet e këtyre lojtarëve. Dy ditë më parë janë larguar nga skuadra Diop dhe Kuqi, ndërsa lista do të vazhdojë edhe me të tjerë. Tekniku duket se do të bindet plotësisht për vendimet që do të marrë, pasi lojtarët do të kenë shanse për të treguar formën e tyre në miqësoren e sotme që do të luhet ndaj ekipit të Teutës. Testi i parë për të kuqtë ka qenë me skuadrën e Kevitanit dhe është fituar në shifrat 1-0.

Përgatiti: ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"