Vila mbërrin në Turqi, arrihet akordi për rrogën e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 10:29

Vila mbërrin në Turqi, arrihet akordi për rrogën e mesfushorit

Emiljano Vila është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. Mesfushori durrsak, i larguar si i padëshiruar nga Partizani, do të jetë pjesë e korçarëve.

Partizani-Emiljano-Vila-flet-2016

Burime të konfirmuara pranë klubit bëjnë me dije se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe për termat kontraktualë që mbrëmjen e së enjtes, ndaj ai menjëherë është nisur për në Antalia.

Vila ka mbërritur në orën 5 të mëngjesit të djeshëm në Turqi dhe pasi është prezantuar me shokët e ekipit, është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

26230885_1578006898903692_1870800982726916820_n

Numri një i pankinës korçare e ka bërë gati edhe në protokollin e ndeshjes miqësore, por është zgjedhur që Vila të mos luajë për shkak të lodhjes nga udhëtimi.

Mësohet kështu që sot Vila pritet që të firmosë një kontratë për 1.5 vite dhe të përfitojë një rrogë afro 3000-3500 euro në muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"