Vijojnë replikat, Flamurtari sfidon Skënderbeun: Zbardh akordin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 21:47

Vijojnë replikat, Flamurtari sfidon Skënderbeun: Zbardh akordin…

Pas reagimit thumbues ndaj FSHF-së, zyra për shtyp e Flamurtarit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë një sqarim të shkurtër për Skënderbeut ku e fton klubin korçar të zbardhë dakortësimin midis dy klubeve për shtyrjen e ndeshjes.

Flamurtari

REPLIKA E KLUBIT FLAMURTARI

Sqarim i shkurtër për KF Skënderbeun

Sikundër e kemi përmendur edhe në deklaratat tona të mëparshme, në asnjë moment nuk kemi dashur të akuzojmë asnjë prej rivalëve në garë. 
Çdo deklaratë ka patur për qëllim denoncimin për standartet e dyfishta apo shumëfishta të FSHF-së dhe përgënjeshtrimin e deklaratës së sotshme FAKE mbi ndjeshmërinë e FSHF-së.
Duke shprehur keqardhjen për ndërhyrjen tuaj nga një këndvështrim i juaji, i gabuar ose jo, dhe duke ju kujtuar se “qarja” nuk është pjesë e karakterit të skuadrës dhe qytetit të Vlorës, ju ftojmë të zbardhni edhe dakortësimin midis dy klubeve tona për shtyrjen e ndeshjes, sipas pretendimeve të FSHF-së për konsensusin.
Në këtë mënyrë mund të zbardhim të vërtetën për opinionin publik.

Flamurtari2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"