“Vijnë nga Kategoria e Parë dhe fitojnë titullin”, ish-drejtori sportiv i Luftëtarit “thumbon” Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 18:57

“Vijnë nga Kategoria e Parë dhe fitojnë titullin”, ish-drejtori sportiv i Luftëtarit “thumbon” Tiranën

Tirana regjistroi një fitore bindëse ditën e djeshme, teksa shkatërroi me shifrat 5-0 Luftëtarin në transfertë, duke bërë që këta të fundit të zbresin edhe matematikisht në Kategorinë e Parë, pas 4 viteve në Superiore.Nora

Pikërisht nga kjo situatë, nuk është ndjerë aspak mirë ish-drejtori sportiv i gjirokastritëve, Gentian Nora.

Ky i fundit, i cili u largua nga gjirokastritët në verën e kaluar, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka shprehur keqardhje për gjendjen e Luftëtarit, teksa ka thumbuar edhe Tiranën, duke thënë se vijnë nga Kategoria e Parë dhe fitojnë titullin.

“ Ehh Luftëtar Luftëtar… Futbolli prandaj është i bukur, sepse vijnë edhe këto skuadrat nga Kategoria e Parë dhe fitojnë titullin!”, shkruan Nora.

POSTIMI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"