Vijnë 3 futbollistët e angazhuar me kombëtaret, ja plani i Shehit për “rokadën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 18:01

Vijnë 3 futbollistët e angazhuar me kombëtaret, ja plani i Shehit për “rokadën”

Skënderbeu ka vijuar përgatitjet dje me dy seanca. Më në fund, Orges Shehi ka pasur një grup më të plotë nën urdhrat e tij, pasi janë kthyer edhe futbollistët që ishin të angazhuar me Kombëtaret. Fidan Aliti, Beniam Demte dhe Marjo Dajsinani kanë marrë ngarkesa maksimale, ashtu si pjesa tjetër e organikës dhe janë plotësisht në dispozicion të stafit teknik.

44319279_1907173075987071_176797376642547712_o

Korçarët, pasi kanë hedhur pas krahëve problemet e fundit, kërkojnë vazhdimësi edhe ndaj Kamzës. Ecuria në këto 8 javë e ekipit është ndër më të mirat, ndaj kërkohet që kur të vijë përballja me Partizanin kryesues, të jenë në pozita të tilla për të tentuar “rokadën”.

Skenderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"