Vijas-Boash u largua në mënyrë demonstrative, Marseja vendos të hënën trajnerin e ri. Ja cilët janë 3 kandidatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 21:24

Vijas-Boash u largua në mënyrë demonstrative, Marseja vendos të hënën trajnerin e ri. Ja cilët janë 3 kandidatët

Marseja do të caktojë trajnerin e ri ditën e hënë. Mediat e huaja raportojnë se klubi francez ka në tavolinë 3 kandidatë: ish-trajneri i Interit dhe Napolit Valter Maxari, ish-tekniku i Borusia Dortmundit Lysien Favre dhe ish-trajnerin e Argjentinës, Kilit dhe Seviljes Horge Sampaoli.
pjimage (68)
Valter Maxari (m), Lysien Favre (q) dhe Horge Sampaoli (d)

Në datën 2 shkurt, portugezi Andres Vijas-Boash dha publikisht dorëheqjen pasi nuk u pajtua me afrimin e një futbollisti kundër dëshirës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"