“Vij nga shtresat e varfra, e vetmja gjë që më shqetëson është …”, ish mbrojtësi i Interit tregon bisedën në burg me Ronaldinjon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 0:04

“Vij nga shtresat e varfra, e vetmja gjë që më shqetëson është …”, ish mbrojtësi i Interit tregon bisedën në burg me Ronaldinjon

Ish-ylli brazilian Ronaldinjo është duke vuajtur dënimin në burgun “Quadrilatero” në Paraguaj, teksa u kap së bashku me të vëllain me pasaportë falso.   

 FBL-PARAGUAY-BRAZIL-JUSTICE-RONALDINHO

Ditët e fundit Dinjo ka pasur një vizitor special në qelinë e tij. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Interit, Gamarra, i cili në një prononcim për mediat vendase, zbuloi bisëdën më brazilianin, i cili i kishte thënë:

“Unë vij nga shtresat e varfra, e kam provuar vuajtjen dhe e di ccfarë është ajo. E vetmja gjë që më shqetëson është nëna ime. Duhet ta përballoj vetë gjithccka pasi jam burrë”.

Gamara

Më tej Gamarra shtroi: “Ai është i trishtuar. Shpresoj se mund të dal së shpejti. Ai është i trishtuar vetëm për situatën. Isha në dhomën e tij dhe pashë që nënshkruante autografe për të gjithë djemtë e tjerë të burgut”, përfundoi ish-kapiteni i Paraguait.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"