VIGJILJA E FINALES/ Birra, kore dhe dhunë, Si u përjetua dita para finales (FOTO+VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 21:35

VIGJILJA E FINALES/ Birra, kore dhe dhunë, Si u përjetua dita para finales (FOTO+VIDEO)

Tirana pret këtë të mërkurë finalen e parë historike të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnord. Një takim entuziazmues i cili ka marrë vëmendjen e opinionit sportiv dhe jo vetëm, edhe jashtë vendit tonë. Atmosferën e vigjiljes dhe pragndeshjes mund ta ndiqni LIVE në “Panorama Sport”:

pjimage (23)

NGJARJET E DITËS

Ora 23:20 – Shpërthen dhuna në rrugët e Tiranës, policia shoqëron në komisariate ultrasit problematikë

Ora 21:54 – Përshkallëzohet situata te “Rrugica e Berishës”, tifozët holandezë qëllojnë policët me gurë dhe shkopinj! Një efektiv i dëmtuar

Ora 21:17 – Policia ka krijuar kordonë sigurie në “Bllok” për të evituar përplasjen e dy grupimeve të tifozerive që janë në anë të ndryshme të tij.

Ora 20:35 – Shënohet ngjarja e parë e rëndë sa i përket tifozëve.

Pamje të rënda/ I gjakosur në tokë, tifozët e Fejnord rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë (VIDEO)

Ora 20:03 – Pedonalja e Tiranës, ku janë mbledhur tifozët e Fejnord, është kthyer në epiqendrën e festës, me muzikë. këngë e padyshim shumë birra.

Ora 19:19 – Skuadra e Fejniord zbret në fushën e “Air Albania për të kryer seancën e fundit stërvitore.

WhatsApp Image 2022-05-24 at 7.19.36 PM

Ora 19:15 – “Do luajnë me top të gjatë”, trajneri i Fejnord i përgjigjet Murinjos: Nesër përballemi më lojtarë që kanë kushtuar pak më shumë

Ora 18:40 – Tifozët e Romës marshojnë tashmë në rrugën e kryeqytetit, nën kontrollin e forcave të rendit. Pak çaste më parë, ata i janë drejtuar Fan Zone që u kushtohet atyre duke marshuar përballë Drejtorisë së Policisë.

Ora 18:30 – “Do të jetë ndeshje e madhe”, kapiteni Pelegrini karikon Romën para finales: Jemi këtu për të fituar…

Ora 18:28 – “Ndeshja më e rëndësishme në karrierë”, Mançini: Ju tregoj çfarë na tha Kumbulla për tifozët shqiptarë

Ora: 18:22 – “Po mendoja të vija me shapka prej Kumbullës”, Murinjo flet nga “Air Albania”: Futbolli më ka çuar kudo, por jo në Shqipëri

Ora 17:52 – FOTO+VIDEO/ Atmosferën në sheshin “Skënderbej” nuk e ndalon as vapa, tifozët në radhë për kupën dhe për të luajtur futboll

Ora: 17:45 – Momenti kur lojtarët e Romës, shkelin tapetin e blertë të “Air Albanias”

Ora: 17:40 – VIDEO/ Autobusi i Romës mbërrin në Tiranë, skuadra e Murinjos hyn drejt stadiumit “Air Albania”

Ora 17:31 – FOTO/ “Skuadra” e parë shkel në “Air Albania”, kontroll i plotë në stadiumin e finales

Ora 16:20 – Edhe legjenda e futbollit holandez, ish-sulmuesi Robin Van Persi, ka zbarkuar në Tiranë bashkë me ekipin holandez. Ai është një nga trajnerët e akademisë së Fejnord.

Van persi

Ora 15:13 – FOTO+VIDEO/ “Arritëm në Shqipërinë e bukur”, ja skuadra e parë që zbarkon në Rinas

Ora 14:55 – VIDEO/ Trazira në Tiranë, huliganët e Romës fillojnë të gjuajnë me shishe qelqi e plastike

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"